H O R O S K O P I

për 17 maj 2023

 DASHI
21 mars - 19 prill

Po irritoheni nga dikush që po tregohet shumë i pavendosur. E kuptoni që njerëzit kanë nevojë për kohë për t’i menduar gjërat mirë, por nuk mund të uleni e të prisni përgjithmonë, derisa të vendosin. Nëse nuk ju japin përgjigje për pak kohë, do t’ju duhet që të vendosni pa ta.

DEMI
20 prill - 20 maj

Nuk është punë e madhe nëse mendoni dy herë për t’iu bashkuar një ngjarjeje për të cilën nuk jeni të sigurt. Nuk duhet të ndiheni sikur po ua ktheni shpinën të tjerëve. Nuk do të përfundoni mirë, nëse nuk i besoni intuitës suaj. Shumë gjëra janë duke ndodhur tani për tani.

BINJAKËT
21 maj - 20 qershor

Filloni t’i realizoni disa ide për të cilat keni folur vazhdimisht. Nëse doni ta merrni vëmendjen e të tjerëve, bëjuani me dije se sa shumë do të fitojnë nga ky projekt dhe shumë shpejt do të mund t’ju bashkohen. Jepni vetes kohë për t’u mësuar me rregullat dhe procedurat e reja.

GAFORRJA
21 qershor - 22 korrik

Një situatë e tensionuar do të qetësohet falë fjalëve të mira apo veprimeve të duhura. Nëse i ofroni ndihmë shefit tuaj, do t’i jepni përshtypje të mirë. Një familjar do ta mirëpres ndihmën tuaj për planet që po i bëjnë. Interesohuni se çfarë po bëjnë njerëzit përreth jush.



Përgjegjësitë që i kishit marrë përsipër përkohësisht, kanë filluar t’jua rëndojnë kokën. Duket sikur disa njerëz janë të lumtur për t’i lënë gjërat ashtu siç janë sepse përfitojnë nga kjo. Mirëpo, juve po ju bëhet e padrejtë. Jepni vetes kohë që të vendosni se si ta rregulloni këtë situatë.

LUANI
23 korrik - 22 gusht

Grindjet nuk po ju çojnë askund. Një i afërm nuk po mund ta harrojë një problem dhe kjo gjë po ju shpenzon kohë dhe energji. Madje po ju çon drejt një gjendjeje të mjerueshme. Nuk doni t’i jepni fund kësaj miqësie, por është koha që ta pranoni se si po ndiheni në të vërtetë.

VIRGJËRESHA
23 gusht - 22 shtator

Ambienti i punës do të ishte vend më i mirë, nëse dikush do t’i jepte fund ankesave të vazhdueshme. Do t’i këshilloni që nëse vërtet ndihen kështu, atëherë duhet të bëjnë diçka. Tregohuni të kujdesshëm për çështjet financiare dhe ligjore. Një mik thashethemxhi do të mund t’ju japë informata që do t’ju hyjnë në punë.

PESHORJA
23 shtator - 22 tetor

Këshillat do të mund t’ju çorientojnë. Edhe ekspertët mund të gabojnë, kështu që keni kujdes se kujt i besoni. Analizoni me kujdes gjërat që kanë të bëjnë me financat dhe punën. Nëse tani nuk i paguani faturat që keni, do të mund të gjobiteni në të ardhmen. Duhet të mendoni më shumë për të ardhmen, jo vetëm sot për nesër.



AKREPI
23 tetor - 21 nëntor

Po bëhen shumë ndryshime dhe po e përgatitni veten për mundësi të reja. Rrethanat e tanishme janë shumë më ndryshe krahasuar me vitin e kaluar. Keni më shumë liri që t’i realizoni qëllimet, që dikur dukeshin të paarritshme. Shfrytëzojeni mundësinë për të bërë telefonata dhe për të dërguar emaila.

SHIGJETARI
22 nëntor - 21 dhjetor

Njerëzit përreth jush po bëjnë plane për pushime. Kurse ju nuk dini se çfarë të bëni. Po ngurroni për të rezervuar diçka pasi keni dyshime se mund të anulohen. Diskutoni brengat tuaja me familjen. Do të befasoheni nga ideja që do ta propozojë një i ri.

BRICJAPI
22 dhjetor - 19 janar

Një mesazh nga një koleg i ri do t’ju hutojë shumë. Ka mundësi se i kanë kuptuar gjërat gabimisht apo thjesht nuk ia kanë idenë se çfarë po flasin. Prisni pak, para se të reagoni për gjërat që ju thonë të tjerët sepse shumë lehtë mund të keqkuptoheni.

UJORI
20 janar - 18 shkurt

Duhet t’u kushtoni kohë dhe vëmendje fakteve, të dhënave dhe gjërave të tjera të natyrës praktike. Nëse nuk pajtoheni me informatat që keni pranuar, duhet të flisni. Duhet të keni argumente të forta për t’i përkrahur deklaratat që po bëni. Problemet me shëndetin mund të largohen nëpërmjet mendimit pozitiv. D��gjojeni trupin tuaj.

PESHQIT
19 shkurt - 20 mars