DASHI
21 mars - 19 prill
Të gjitha mundësitë që i keni duhet t’i shfrytëzoni me kujdes. Edhe nëse një ofertë ju duket që është shumë e mirë për të qenë e vërtetë, ajo është e vërtetë. Mendoni pasojat e mundshme para se të nguteni. Do të dalin probleme nëse bëni veprime impulsive dhe merrni vendime të pamenduara mirë. Idetë e reja mund t’ju duken shumë interesante, por shikojeni edhe anën praktike.
DEMI
20 prill - 20 maj
Do të dëgjoni diçka të çuditshme për një fqinj, por nuk mund ta dini se a është e vërtetë. Ka gjasa që thjesht janë gënjeshtra. Duhet t’u kushtoni rëndësi problemeve financiare. Kryeni të gjitha obligimet ligjore. Mirëpo në fund të ditës lini pak kohë që të kënaqeni.
BINJAKËT
21 maj - 20 qershor
Po ndodhin shumë gjëra në vendin e punës, por askush nuk është i organizuar. Ju është çrregulluar rutina dhe tanimë nuk e dini se çfarë është më mirë të bëni. Bisedat për ndryshime ju shtyjnë të mendoni nëse është koha për të filluar kërkimin e një pune tjetër.
GAFORRJA
21 qershor - 22 korrik
Pranojeni çfarëdo ndihme që ju ofrohet nëse kjo gjë mund t’jua zvogëlojë përgjegjësitë. Do të ndiheni mirë nëse barrën tuaj do ta zhvendosni te disa njerëz që janë të aftë dhe të zotë. Ndonëse një pjesë e juaja nuk do të pranojë ndihmë, kjo do t’jua lehtësojë shumë jetën në të ardhmen. Tani keni më shumë kohë që të përqendroheni në dy apo tri fusha të caktuara.
Më në fund do t’i shihni rezultatet e punës së madhe që e keni bërë më herët. Do ta kuptoni vonë se keni arritur edhe më shumë sesa keni pritur. Një i afërm ka pasur shpresë se do t’i thirrni, por për arsye të ndryshme i keni shtyrë vazhdimisht këto plane. Edhe nëse është vetëm një vizitë e shkurtër, kjo do t’jua ndreqë ditën.
LUANI
23 korrik - 22 gusht
Keni punuar fort dhe e meritoni të shpenzoni para për veten. Keni qenë duke kursyer shumë së fundmi dhe edhe pse nuk keni qenë keq, po filloni të brengoseni. Nuk do t’ju dëmtojë asgjë nëse e kënaqni pak veten. Vetëm keni kujdes që të mos i kaloni kufijtë.
VIRGJËRESHA
23 gusht - 22 shtator
Do t’ju duhet shumë energji për punët që i keni pranuar më herët gjatë ditës. Për këtë arsye do të jetë mirë ta merrni me ngadalë që në fillim. Të kaloni pak orë duke u çlodhur me një hobi, do t’jua përkujtojë se sa shumë kënaqeni kur merreni me këtë aktivitet dhe se si vazhdoni t’i premtoni vetes që të ndani më shumë kohë për gjërat që ju lumturojnë.
PESHORJA
23 shtator - 22 tetor
Jeni personi më diplomatik në ekipin tuaj dhe të tjerët i kanë sytë nga ju që t’i zgjidhni disa grindje. Do t’i dëgjoni të dyja palët para se të bëni ndonjë sugjerim se si të gjendet një kompromis. Shkëlqeni në gjetjen e fjalëve të duhura për ta zbutur dikë i cili nuk po ndihet mirë.
AKREPI
23 tetor - 21 nëntor
Një bisedë e sinqertë me partnerin tuaj apo me një mik të ngushtë është ajo që të dy keni pasur nevojë. Ka disa gjëra që së fundmi keni pasur nevojë t’i nxirrni nga vetja. Këto mund të duken të parëndësishme për disa njerëz, por disa probleme kanë qenë duke ju sjellë nëpër kokë. Do të befasoheni se sa shumë do të ndiheni të çlodhur pasi të shpreheni.
SHIGJETARI
22 nëntor - 21 dhjetor
Po bëhen marrëveshje të reja me shpresën se do t’ju ndihmojnë në të ardhmen. Rregullat dhe procedurat në vendin e punës i kanë llogaritur problemet e kaluara dhe mundësitë e ardhshme. Jeta është më ndryshe dhe jeni duke ndryshuar për t’iu përshtatur rrethanave të reja. Kjo është mënyra se si e ktheni diçka të re në pjesë të normalitetit tuaj.
BRICJAPI
22 dhjetor - 19 janar
Ju acarohen nervat kur mundoheni të flisni me dikë, i cili shkruan vazhdimisht në telefon apo flet me njerëz. Ndiheni sikur nuk jeni të rëndësishëm për ta dhe nuk po brengosen se çfarë po thoni. Duhet t’i bëni që ta kuptojnë se si e shihni sjelljen e tyre të palakmueshme.
UJORI
20 janar - 18 shkurt
Shmanguni njerëzve apo situatave pesimiste. Mos shpenzoni shumë kohë me një koleg të vjetër, i cili vazhdimisht i kritikon përpjekjet tuaja. Mos lejoni që komentet e tyre t’jua ulin vetëbesimin. Jini të vëmendshëm se si flisni me veten dhe përqendrohuni në mendime pozitive që ju japin fuqi mendore dhe guxim për të vepruar.
