DASHI
21 mars - 19 prill
Kujtimet apo bisedat do t’ju bëjnë të mendoni për gjëra që ju bëjnë të ndiheni keq. Kur kjo gjë ndodh, mos mendoni shumë se çfarë po shkon keq. Mirëpo mundohuni të përqendroheni te gjërat e mira. Bëjeni një listë të gjërave për të cilat jeni mirënjohës çdo ditë dhe rikujtojani vetes se pse doni që të mos mendoni më negativisht.
DEMI
20 prill - 20 maj
Siguroni muret në oborr nëse keni kafshë. Tregohuni të kujdesshëm para se ta reklamoni një shërbim të ri. Kundërshtarët mund ta kopjojnë punën tuaj. Një udhëtim i shkurtër mund të mos shkojë siç e keni pritur dhe mund të mendoni nëse ia vlen të mërziteni. Do të anulohet një vizitë e shkurtër, pasi dikush që kishte thënë se do të vinte tashmë ka bërë të tjera plane.
BINJAKËT
21 maj - 20 qershor
Tensioni mes jush dhe partnerit nuk mund të injorohet. Brengat po jua gërryejnë mendjen. Këto gjëra mund t’ju sjellin dyshime për lidhjen tuaj dhe mund të ndiheni edhe keq fizikisht dhe mentalisht. Mos i mbani gjërat brenda. Shpalosni ndjenjat tuaja.
GAFORRJA
21 qershor - 22 korrik
Ndonëse shumë pjesë të jetës suaj po shkojnë mirë, e keni një lloj ndjenje që diçka po shkon keq. Duhet të merreni me atë që po shkakton të ndiheni kështu. Nëse po frikësoheni për të ardhmen, flisni me dikë që ju njeh mirë. Ka mundësi se një ngjarje që keni përjetuar së fundmi ka ndikuar te ju më shumë sesa keni menduar.
Një familjar do t’ju ofrojë që t’i bashkoni forcat për t’u marrë me një punë që e keni lënë anash. Nuk jeni në gjendje që të bëni diçka të tillë. Keni më shumë dëshirë që të provoni gjëra të reja në jetë. Jeni mërzitur nga përditshmëria.
LUANI
23 korrik - 22 gusht
Jeni shumë mendjehapur dhe për këtë arsye do t’ju vijnë mundësi të reja për karrierë apo studime. Vendimi më i mirë është që të mos keni frikë dhe të provoni diçka të re. Mos u brengosni nëse nuk e keni përvojën apo karakteristikat për të filluar diçka të re. Mund të mësoni gjatë rrugës.
VIRGJËRESHA
23 gusht - 22 shtator
Mbani ndjenjat nën kontroll, kur ndodhin mosmarrëveshje në shtëpi. Nervozizmi i një familjari do t’ju pikëllojë, por do të doni të arrini një kompromis dhe për ta bërë këtë njëri prej jush duhet të jetë i qetë. Do të ketë nevojë për durim, në mënyrë që gjërat të rrjedhin si duhet.
PESHORJA
23 shtator - 22 tetor
Sapo t’i keni dëgjuar të gjitha anët e një historie, do të jetë e vështirë t’i pranoni gjërat ashtu siç janë. Doni t’i bëni disa pyetje dhe nëse po ndodhin ndryshime, hulumtoni para se t’i pranoni. Nëse nuk po ju jepet mundësia që ta shprehni veten, do të zhgënjeheni shumë.
AKREPI
23 tetor - 21 nëntor
Një punë e ka arritur fazën përfundimtare. Po ju merr shumë kohë pasi jeni munduar ta zgjidhni vetë. Edhe nëse e kishit planifikuar që të punoni vetë, ndoshta duhet të kërkoni ndihmë. Një person mund t’i ketë keqkuptuar punët që ka pasur për të bërë, sepse kishin caktuar standard të lartë.
SHIGJETARI
22 nëntor - 21 dhjetor
Dikush po interesohet shumë për punët tuaja dhe arsyeja do të dihet shumë shpejt. Po mundoheni që t’ju fajësojnë juve për problemet e tyre. E kanë bërë një gabim, por siç duket ju kishit gabuar diku, pasi nuk e kishit kryer një punë si duhet. Po filloni ta shihni anën e dikujt, e cila nuk po ju bën fare përshtypje.
BRICJAPI
22 dhjetor - 19 janar
Problemet mes jush dhe partnerit po fillojnë që t’ju bëjnë të ndiheni keq. Nuk doni që t’i jepni fund. Konsultohuni me një ekspert për t’ju ndihmuar që ta riktheheni harmoninë në lidhje. Mos lejoni që mendimet joracionale ta shkatërrojnë diçka të bukur. Ndryshimet që kishit planifikuar për t’i bërë në shtëpi do të vonohen, ndonëse nuk do të jetë për faj tuajin.
UJORI
20 janar - 18 shkurt
Do të befasoheni kur një person do të tërhiqet nga puna në ekip, përnjëherë gjërat do të shkojnë shumë më shpejt. Mund të vazhdoni pa ndihmën dhe mbështetjen e tyre. Nuk e kishit menduar kurrë se negativiteti i tyre po ngadalësonte punët.
